Deputetja demokrate, Ina Zhupa i është përgjigjur deklaratave të kreut të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i cili theksoi se halli i vetëm i kreut të PD Lulzim Basha është që të sqarojë në gjyq nëse ka katër apo pesë vila.

Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ shprehet se kreu i bashkisë së Tiranës duhet të paraqitet fizikisht në SPAK për të dëshmuar sipas saj në lidhje me shpifjet që i rëndojnë ligjërisht.

Zhupa rikthekson rëndësinë e Vettingut të politikanëve, ndërsa shprehet se kjo është rruga nëpërmjet të cilës çdo politikan i zgjedhur të japë llogari për pasurinë e pajustifikuar dhe lidhjet me krimin.

Reagimi:

Erioni i propagandës nuk mund të cojë kasetat e tij të gatshme ne SPAK. Atje ai duhet të shfaqet live dhe të dëshmojë për shpifjet që i rëndojnë ligjërisht. Koha e akuzave të rreme, e gënjeshtrave dhe e baltës mbi kundërshtarin duhet të marrë fund. Për ta konkretizuar këtë akt duhet miratuar sa me shpejt vetingu i politikaneve në mënyrë që cdo i zgjedhur në këtë vend të japë llogari për pasurinë e pajustifikuar dhe lidhjet me krimin. Vetëm kështu lidhjet e politikës me krimin dhe korrupsionin mund të ndahen përfundimisht dhe shqiptarët te kenë klasën politike që meritojnë.