Trajneri i Vllaznisë Armando Cungu ka mohuar se është kacafytur me futbollistin kuqeblu Ylli Hoxha por ka pranuar se e ka nxjerrë nga stërvitja pas thyerjes së disiplinës nga ana e mesfushorit.

Tekniku Cungu deklaron se Vllaznia nuk është një ekip për t’u tallur. Në prag të ndeshjes me Skenderbeun, trajneri Cungu shprehet se Vllaznia do futet në fushën e lojës për të marrë maksimumin. Ndeshja e Vllaznisë me Skenderbeun luhet të dielën në ora 17:00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Për Vllazninë mungon Cicmil ndërsa problem shëndetësor ka Kalaja. Pjesa tjetër janë të gatshëm për stafin teknik.

Artikulli paraprakNUK I NDAHEN TËRMETET ITALISË
Artikulli tjetërMARUBI MUZE KANDIDAT PËR EMYA 2017