Në një kohë që po investohet në mënyrë emergjente në një pjesë të argjinaturës së Darragjatit në Dajç, një pjesë tjetër e argjinaturës të atij fshati rrezikon ndjeshëm që të shembet nga uji.

Në shumë pjesë të saj ka gërryerje. Edhe pse aty është investuar vitet e fundit banorët thonë se nuk është marrë në dorëzim sepse nuk është bërë sipas projektit të parashikuar…. Aty janë rreth 100 banesa që rrezikojnë. Edhe pse kanë kërkuar të ndërhyhet zëri i tyre nuk është dëgjuar ndërsa jetojnë me frikë sa herë vjen stina e dimrit dhe nisin reshjet e shiut. Në këtë argjinaturë janë investuar afro 200 milion lekë por në vetëm pak vite uji e ka dëmtuar në shumë pjesë çka tregon se me atë investim është abuzuar siç është bërë me shumë argjinatura apo diga pritëse të tjera që kanë përfunduar nën ujë.

Artikulli paraprakNISHANI URON PAPËN ME RASTIN E 3-VJETORIT PAPNOR
Artikulli tjetërSHËNDETI MENDOR, MUNGON SHËRBIMI PËR FËMIJËT