Shqiperia ka arritur fitoren e pare ne eliminatoret e kampionatin boteror ,pikerisht ne ndeshjen e pare me Maqedonine.Minuta e 89 ka qene ajo qe i dha fitoren ekipit kombatar shqiptar.

Ka qene shkodrani Bekim Balaj ai qe ka shenuar duke shfrytezuar nje pasim nga goditje denimi,ka shenuar me koke duke i dhene tre piket e para Shqipeise dhe duke ngritur peshe tifozerine ne stadiumin “Loro Borici” dhe pse loja u shtye per 5 minuta,ekipi perfaqesues i Shqiperise ia doli ta mbante te pandryshuar rezultatin.Pas perfundimit te ndeshjes, festa ka vazhduar ne rruget e Shkodres.Me dhjetra automjete me simbole kombatare, bori,vuvuzela e bkrohoritje kane parakaluar ne rruget e qytetit duke sjelle nje entuziazem te madh ne kete qytet.Simbolet kuq e zi kane pushtuar gjithe qytetin.Edhe tifozeria qe ka qene duke levizur ne kembe ka festuar me cdo menyre.Shkodra ka treguar jo vetem mikepritje por dhe festime madheshtore duke shpresuar qe fitorja epare e ekioit tone kombatar te ndiqet dhe nga te tjera.

Artikulli paraprakDE BIASI: FITORJA ME MAQEDONINË MË SHIJOI SHUMË
Artikulli tjetërITALIA SHKATERRON RRJETIN E KLANDESTINEVE NGA BALLKANI