Deklaratave të zv.kryeministres Belinda Balluku nga foltorja e parlamentit se buxheti 2023 ishte më i mirë për shqiptarët për shkak të rritjes së pagave të administratës, bumit turistik, Investimeve publike iu përgjigj me akuza Gazment Bardhi kreu i grupit parlamentar të partisë demokratike. Bardhi akuzoi zv.kryeministren se me projektet ka fituar miliona euro.

“Na the shifra dhe ike na tha se do mbahet mend buxheti 2023 sepse vetëm me një projekt fute ne xhep 50 mln euro do ta mbajnë mend shqiptaret buxhetin 2023 sepse vetëm nga shit-blerja e energjisë elektrike fute ne xhep 180 mln euro”- tha Bardhi.

Balluku tha gjithashtu se sot situata energjetike është shumë e mire duke e krahasuar atë me vitin 2007.

“Si paskan qenë qytetarët më mirë kur në 2007 kishte vetëm 5 orë drita kryeqytetidhe jo më zonat rurale. Ndërkohë që sot nëse drita shkëputen edhe në Theth ku rrinin me muaj me drita duhet të ndërhyjmë brenda 20 minutash pasi në Theth sot ka bujtina”- tha Balluku.

“Në 2007 kishte 7 orë drita po patjetër se na i latë peshqesh gjatë qeverisjes tuaj 97-2005 u desh të vinte PD në pushtet që të zgjidhte hallin e furnizimit me energjinë elektrike dhe e bëmë pa rritur çmimin e energjisë siç e keni rritur ju me 70% në kurriz të qytetarëve shqiptar ndaj zonja flet me veten dhe ikën dhe fshihet sepse gënjeshtrat nuk e mbulojnë dot të vërtetën”- vijoi më tej Bardhi.

Duke u komentuar deklaratat e Ballukut për mirëqenien e qytetarëve Bardhi tha se ajo s’ka lidhje me mirëqenien e qeveritarëve. Si shembull Bardhi mori veshjen e zv.kryeministres sot dhe 5 vite me parë.

“Kur vini këtu dhe flisni për mirëqenien e qytetarëve mos e ngatërroni me mirëqenien tuaj se shqiptaret mjaftojnë të shohin si ka qenë Belinda e veshur para 5 vitesh dhe si vishte sot, sa kushtonte veshja e saj para 5 vitesh dhe sa kushton sot. Ndaj kur jemi betuar jemi betuar për mirëqenien e qytetareve jo të Belinda balluku”- përfundoi Bardhi.

Artikulli paraprakSTAR TREND – KONCERT “YJE NEN YJE”
Artikulli tjetërSAMITI I KOMUNITETIT POLITIK EUROPIAN, ORBAN KONFERENCË ME RAMËN