Është organizuar në Tiranë ceremonia përshëndetëse e forcave të armatosura të NATO-s e njohur si “Defender Europe 2021”. Ushtarët e forcave të aramtosura demostruan forcat e tyre para qytetarëve në kryeqytet. I pranishëm në këtë aktivitet, presidenti I vendit Ilir Meta, tha se Shqipëria ka treguar në këtë stërvitje profesionalizëm, si dhe ka shpalosur virtytet tradicionale që mbart, siç janë, besnikëria dhe mikpritja.

Kryeminsitri Edi Rama teksa falenderoi ambasadoren Yuri Kim për mudnësinë që I ka dhënë Shqipërisë tha se në të ardhmen do të forcohen kapacitet e mbrojtjes por edhe të drejtësisë në vend.

Gjatë fjalë së saj, Ambasadorja Yuri Kim, u shpreh krenare që SHBA-të kanë një partner strategjik si Shqipëria dhe vlerësoi se partneriteti mes dy shteteve, do të jetë i përhershëm.

“Defender 21 ka qenë me sukses, javët e fundit ushtarët nga Shqipëria, Bullgaria, Hungaria, Kosova, Mali i Zi, Holanda, Rumania dhe Britania e Madhe, SHBA janë stërvitur së bashku për të forcuar strategjinë tonë, në mënyrë që aleatët e NATO-s dhe partnerët të kryejnë çdo sukses përtej detit dhe në ajër. Gatishmëria jonë garanton ruajtjen e paqes dhe mbajtjen e kombeve tona të sigurta. Kam pasur mundësi të vizitoj trajnimet në Shqipëri, në çdo vendndodhje është që shoh shqiptarë dhe amerikanë që punojnë së bashku dhe po njihen me njëri-tjetrin. Kjo stërvitje do të forcojnë lidhjet tona për të ardhmen.”

Ndër të tjera ambasadorja Kim theksoi se forcat e armatosura të NATO-s “Defender Europe 2021” vijnë në Shqipëri në prag të 30 vjetorit të përfundimit të diktaturës dhe instalimit të demokracisë.

Artikulli paraprakBERISHA “NON GRATA”, AMBASADORI I BE: RESPEKTOJMË VENDIMIN
Artikulli tjetër“EUROVISION 2021”, ITALI FITON FITON FESTIVALIN PAS 31 VITESH