Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë për komunikimin e tij gjatë ditës së djeshme në Bruksel.

Ministria bullgare i kërkoi Ramës të përshtatë komunikimin si një politikan nga një vend kandidat për në BE.

“Oh! Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka një problem me mënyrën time të të folurit! Mjaft e drejtë. Edhe unë kam një problem me mënyrën se si Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet bileterale duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për rrëmbimin e dy vendeve të NATO-s! Ngadalë miq: Hiqni VETO-n ose duroni me mua!”