Delegatë të Partisë Demokratike, që do të marrin pjesë në Kuvendin e thirrur sot nga ish-kryeministri Sali Berisha janë shprehur pro shkarkimit nga detyra e kryetarit të Lulzim Bashës.Disa prej këtyre delegatëve thanë se Berisha do të sjellë në pushtet PD-në.

“Do votojmë shkarkimin e Bashës. duhet me ik Basha në shtëpi, na e ka prurë në majë të hundës. U bë bashkë me atë palaçon.”, -tha një prej delegatëve.

Ndërkohë një tjetër tha se ka firmosur për këtë Kuvend sot dhe jo për atë të thirrur nga Basha më 18 dhjetor. “Kryesorja është që të fitojë Berisha. Është burrë legjendar. Do kthejë në pushtet PD-në. Jam delegat dega një në Tiranë. Kam firmosur për 11 dhjetorin.”, pohoi ai, ndërsa pret në radhë për të hyrë në stadiumin ‘Air Albania’.

Hyrja në stadium po bëhet nga disa porta, ku delegatët po futen nga dy dyer, ndërsa të ftuarit nga një tjetër hyrje. Ata po kontrollohen, ndërsa duhet të tregojnë edhe një mjet identifikimit që është një bezhë e dhënë nga organizatorët.

Artikulli paraprakBËHUNI GATI PËR FURTUNË, QARQET QË RREZIKOJNË TË PËRMBYTEN
Artikulli tjetërA DO SHKONI TE SELIA E PD? PJESËMARRËSI NË KUVENDIN E BERISHËS: E DI GJIGANTI SALI BERISHA, NE DO BËJMË ÇFARË TË DOJË AI