Demarkacioni,Kurti në Tiranë:Në 4-5 vitet e ardhshme pritet të ketë luftë

Ish-kryetari i Vetëvendosjes në Kosovë Albin Kurti dhe deputeti Glauf Konjufca janë rikthyer në Tiranë për të folur për demarkacionin me Malin e Zi, ku Kurti ka thënë se Rama e Mustafa duhet të japin dorëheqjen pasi me kalimin në Kuvend të Demarkacionin Kosova humbet tokë, por vendi nuk ka tokë për të falur. Madje, ai ka shtuar se në 4 apo 5 vitet e ardhshme pritet që të ketë luftë. “Kufiri është çështje e ndarjes së territorit. Nuk kemi tokë për të falur. Në atë tokë është derdhur gjak dhe ne s’kemi gjak për të falur. Thaçi dhe Mustafa të japin dorëheqjen. Në 4-5 vitet e ardhshme ka gjasa të ketë përsëri luftë. Ka garë armatimesh mes Serbisë dhe Kroacisë’ ka thënë ai. Nga ana tjetër, Kurti ka deklaruar se shtyrja e këtij vendimi nga ana e qeverisë së Kosovës i ka shpëtuar Republikës së Kosovës 8200 hektarë tokë. Sipas Kurtit Kosova nuk mund të ketë kufi pa pasur territory dhe se me marrëveshjen e arritur mes Thaçit e Mustafës Kosova ka një kufi të ri, jo demarkacion. Sa i përket Malit të Zi, Kurti ka theksuar se ai ka dashur që të ketë të vetin Qafën e Kaçorrit ndërkohë që marrëveshjen me Malin e Zi e ka konsideruar si kapitulluese. ‘Më datën 1 shtator është arritur një sukses i madh, pasi kemi shpëtuar 8200 hektarë. Nuk mund të kesh kufi pa pasur territor. Me marrëveshjen e Thaçit e Mustafës ne kemi një kufi të ri, jo demarkacion. Mali i Zi e ka dashur Qafën e Kaçorrit dhe dëshiron të vijë edhe më thellë për planet e tij. Marrëveshja me Malin e Zi është një marrëveshje kapitulluese për Kosovën. Falenderojmë qytetarët për protestat. Kemi arritur ta zmbrapsim koalicionin qeverisës. Shteti i Kosovës vazhdon të jetë në azil “ tha Kurti. Ndërsa Visar Ymeri duke u ndalur tek Zajednica është shprehur se ajo është rrjedhojë e mungesës së vetëdijes që ka shteti. Nga ana tjetër ai ka shtuar se për shkak të Mustafës dhe Thaçit ka pasur agresion ndaj territorit. “Çështja e kufirit ka marrë hov pas vitit 2012. Është goditur ideja e një republike si shtet. Është goditur barazia e qytetarëve. Mendoj se Zajednica është mungesë e vetëdijes që ka shteti. Prej Thaçit dhe Mustafës ka pasur agresion ndaj territorit që e bën vetë qeveria” tha ai.

Artikulli paraprakGABIMET NE TEKSTE,MAS:NUK JANE LIBRA SHKOLLORE
Artikulli tjetërITALI,SHQIPTARI KERCENON ISH TE DASHUREN RUMUNE:DO TE VRAS PO SHKOVE ME TE TJERE