Gabimet në tekste, Reagon MAS: Nuk janë libra shkollorë

Në rrjetet sociale prindër kanë denoncuar ku tekstet e rekomanduara për mësim kanë gabime dhe përmbajtej skandaloze. Ministria e Arsimit ka reagauar ndaj materialeve të publikuara dhe mohoi që këto botime përdoren nga institucionet shkollore te arsimit. Përmes një njoftimi për shtyp ministria e Arsimit, sqaron se në asnjë nga rastet e paraqitura në media dhe rrjete sociale nuk bëhet fjalë për tekste shkollore që janë pjesë e Katalogut të teksteve shkollore për vitin shkollor 2016-2017, miratuar nga Ministria dhe i afishuar në ambientet e shkollave.Ja njoftimi për shtyp i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit Mbi shqetësimin e ngritur nga disa media për përdorimin në shkolla të teksteve shkollore me përmbajtje të papërshtatshme.Reagimi i MAS: Ministria e Arsimit dhe Sportit, ndoqi shqetësimin e ngritur në disa media dhe rrjete sociale, për përdorimin e teksteve shkollore me përmbajtje të papërshtatshme në institucionet shkollore të arsimit parauniversitar. Pas verifikimeve, Ministria e Arsimit dhe Sportit sqaron se në asnjë nga rastet e paraqitura në media dhe rrjete sociale nuk bëhet fjalë për tekste shkollore që janë pjesë e Katalogut të teksteve shkollore për vitin shkollor 2016–2017, miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, i cili është i publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe i afishuar në ambientet e shkollave dhe subjekteve të licensuara për shpërndarjen e teksteve dhe fletoreve të punës. Në asnjë nga tekstet e këtij katalogu, të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, nuk ekzistojnë faqe me përmbajtje të tilla.

Artikulli paraprakFINANCIMI I PROJEKTEVE PER BUJQESINE,QEVERIA APLIKON NE KE
Artikulli tjetërDEMARKACIONI,KURTI NE TIRANE:NE 4-5 VITET E ARDHSHME PRITET LUFTE