
Operatori i Shpërndares së Energjisë Elektrike në Lezhë në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Bashkinë Lezhë, vijon punen në tërren për rikuperimin e dëmëve të shumta të shkaktuara në rrjetin elektrik dhe shtylla nga stuhia me erë të fortë që shoqëroi të gjithë rajonin 10 ditë më parë.
Siç shihet dhe nga fotot, punonjesit ndodhen në terren, duke zendesuar shtyllat e rrëzuara apo anuara nga moti i keq, ndërsa garantohet se do të ndërhyhet në çdo zonë ku ka problem me qëllim shmangien e rrezikut për qytetaret dhe garantimin e furnizimit me energji elektrike pa ndërpreje.
Moti i keq me erë të fortë i cili shoqëroi Lezhën për tre ditë më radhë solli dëme të shumta, por falë angazhimit dhe përkushtimit të drejtuesve dhe punonjesve në terren tashmë është rikthyer nomalitetit në të gjitha zonat.