E ndodhur vetëm pak km larg qytetit të Shkodrës, rruga e fshatit Bleran në Njësinë Administrative Rrethina vijon të amortizohet dita-ditës.

Ky aks rrugor penalizon rreth 2000 banorë të zonës, për të cilët premtimet elektorale kanë qenë të vazhdueshme. Në këtë fshat nuk është vënë dorë që prej më shumë se 20 vitesh.

Banorët thonë se situata është e papranueshme teksa vënë në dukje mungesën e pushtetit vendor

Një pjesë e madhe e rrugëve dytësore në njësinë administrative Rrethina vuajnë amortizimin e vazhdueshëm.

Megjithatë, rruga hyrëse e fshatit Bardhaj është një nga më të rëndësishmet, kjo për faktin se u shërben disa fshatrave të zonës.

 

Artikulli paraprak“PO VLERËSOHEN DËMET E PËRMBYTJEVE”
Artikulli tjetërVEPRA “MARIN BARLETI” NË SYTË E AUSTRIAKËVE