Puna për vlerësimin e dëmeve nga përmbytjet e muajit mars në njësitë administrative të NënShkodrës ka filluar nga Bashkia Shkodër.

Sipas Kryetares Voltana Ademi, grupet e vlerësimit tashmë janë në terren së bashku me administratorët e njësive për të vlerësuar çdo dëm që është pësuar gjatë vërshimit të ujit, i cili përmbyti me mijëra hektarë tokë.

Do të plotësohet i gjithë dokumentacioni, për të kaluar pastaj në Prefekturë dhe analizuar nga Emergjencat Civile.

Sipas Ademit, vlerësimi do të bëhet, përderisa mbetet në dorën e institucioneve të tjera për të dhënë dëmshpërblimet për banorët e prekur.

Banorët e zonave të Anës së Malit, Dajçit e më gjerë kanë patur të përmbytura jo vetëm tokat bujqësore, por edhe një pjesë të banesave të tyre.

Ata shpresojnë për një dëmshpërblim të dëmeve, përderisa një pjesë e tyre akoma nuk janë likuiduar për dëmet e përmbytjeve të viteve 2010-2011.

 

Artikulli paraprakVLLAZNIA LË PAS TEUTËN, PËRGATITJE PËR LUFTËTARIN
Artikulli tjetërDËMTIMI I RRUGËS NË BLERAN