Monumentet e kulturës në Shkodër vazhdojnë të jenë në gjendje aspak të mirë.

Busti i heroi Luigj Gurakuqi në shehsin me të njëjtin emër prej kohësh ka rënë pre e vandalizmit të njerëzve të papërgjeshëm. Në të gjitha shtatoren dallohen qartë të gjithë shenjat e krijuara me kalimin e viteve. Ndërkohë, e gjithë sipërfaqja e sheshit, edhe pse në qendër të qytetit është totalisht e braktisur. Pllakat në afërsi janë dëmtuar dhe askush nuk kujtohet për t’i zëvëndësuar.

Në gjendje akoma më të rënduar është edhe busti i udhëheqësit të rinisë së qarkut Shkodër, Esat Gjyli në lagjen “Xhabije” të qytetit të Shkodrës. Busti i Gjylit është i braktisur totalisht dhe vandalizmi mbi të ka bërë që rrënimi të jetë çdo ditë e më tepër. Përveçëse shtatores, e cila është në një gjendje të rënduar, pllakata e Esat Gjylit është e shkatërruar totalisht.

5 heronjtë e Vigut gjithashtu janë lënë në harresë që prej kohës që janë spostuar në dalje të qytetit. Edhe ata kanë rënë pre e njerëzve të papërgjegjshëm, të cilët i kanë dëmtuar. Institucionet vendore duhet të vënë dorën në këto monumente, për të mbajtur lartë emrin e Shkodrës, e cila ka nxjerr figura të mëdha për të gjithë kombin shqiptar përgjatë gjithë historisë.

Artikulli paraprakAKSION I MADH POLICOR NË SERBI, ARRESTOHEN 97 PERSONA
Artikulli tjetër“SHËNDETËSIA FALAS” VETËM NJË SLLOGAN