U inuagurua vetem pak kohe me pare si lulishtja me standartet me te larta ne Lezhe, por shume shpejt nisi te demtohej. Vjedhja dhe demtimi i ndriçuesve detyroi Bashkine e Lezhes qe ti heqe te gjithe ndricuesit e vendosur, por la pas nje situate problematike. Rrjeti elektrik mbeti mbi siperfaqe ne nje lulishte qe frekuentohet edhe nga femijet.

Kjo perben nje rrezik serioz pasi telat jane mbeshtjelle me izolant, por nuk perbejne siguri per frekuentuesit e kesaj lulishteje. E gjithe siperfaqja e saj ka pranine e kabllove qe jane te dukshme dhe mund te rrezikojne jeten e femijeve kryesisht. Per kete situate, nenkryetari i Bashkise Lezhe, Elson Frroku, tha se shkelesit dhe papergjegjshmeria kane shkaktuar kete situate dhe se menjehere do te nis nderhyrja per te evituar cdo incident te mundshem.

Per shkak te problematikes dhe rrezikut qe paraqesin kabllot elektrike mbi siperfaqe, ndikuar edhe nga shqetesimi i ngritur, Bashkia e Lezhes ka bere te ditur se nderhyrja do te jete e menjehershme duke vendosur edhe ndriçuesit e rinj qe te jene me rezistente ndaj nderhyrjeve njerezore.

Artikulli paraprakRRITJA E TURIZMIT NDËRKOMBËTAR NË SHKODËR
Artikulli tjetërKOHA PËR TË RREGULLUAR PROBLEMET E SË SHKUARËS…ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT