Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas postimit të kryeministrit Edi Rama i cili ka sulmuar mediat, pas denoncimit të skandalit me emërimet në dogana nga drejtori i përgjithshëm Genti Gazheli.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Vasili ironizon, duke u shprehur se kreu i qeverisë është mërzitur me median, pasi kanë publikuar dokumente origjinale që kontrabandistët kanë zaptuar doganat.

Sipas nënkryetarit të LSI-së, kur mediat nxjerrin fakte për skandalet, ata jo që nuk largohen nga dogana, por ngrihen në përgjegjësi.

Statusi i Petrit Vasilit:

Ha ha haaaaa na qenka merzitur shume me median Rama se gjoja paska shpifur ndaj qeverise se shpifur te tij. Po kur media nxjerr me dokumenta origjinale qe kontrabandistet kane zaptuar Doganat a ka ndonje pergjigje Ramua.

Po kur media nxjerr me fakte se kontrabandistet jo nuk largohen nga Dogana por ngrihen ne pergjegjesi pse nuk i vjen zeri Rames.

Po kur media nxjerf se si jane plaçkitur miliona euro te Inceneratoret pleqte e azilit dhe me te vdekurit pse i fiket zeri Rames.

Po kur media nxjerr se si grabiten dhjetra miliona euro me tenderat e rrugeve, qe paguhen nga tre here apo jepen me 99% te cmimit pse i fiket zeri dhe figura Rames.

Ramë media po te ndihmon shume se po ti nxjerr hajdutet sheshit. Ramë po qe se nuk ke lidhje me keta hajdute duatrokite median se ndryshe do hash shpulla pa fund.

Artikulli paraprakNUSRETIN E GJEN “BELAJA” NË MIKONOS/ RESTORANTI “SALT BAE” BLLOKOHET NGA TATIMET
Artikulli tjetërBUTRINTI DO MENAXHOHET NGA PRIVATI, AMBASADORJA KIM: FONDI AMERIKAN S’KA QËLLIM FITIMIN, KA INVESTUAR 100 MLN DOLLARË NË SHQIPËRI