Gazeta gjermane “Der Spiegel” në një artikull me titullin “Emigracioni në masë: Çfarë po e udhëheq eksodin e Ballkanit?”, publikon një hartë me numrin e emigrantëve nga secili shtet i Ballkanit, që kanë hyrë në Gjermani gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2015 dhe kanë aplikuar për azil. Në këtë hartë, siç mund të shihet qartë edhe më poshtë, shihet se shtetas shqiptarë që kërkojnë azil në Gjermani për periudhën 1 Janar­ 31 Korrik, janë 29 353.

Duket se shqiptarët e Kosovës përbëjnë një numër më të madh, pikërisht 29 997 persona. Nga Maqedonia, për të njëjtën periudhë kohore, kanë kërkuar azil në Gjermani 5 514 shtetas. Ndërsa nga Serbia 11 642 shtetas dhe nga Bosnje­Hercegovina, 2 981 shtetas. Sipas medias gjermane, 7 500 shtetas shqiptarë aplikuan për azil vetëm në Korrik. Ndërsa vjet, janë paraqitur gjatë gjithë vitit vetëm rreth 8000 aplikime. Pas sirianëve dhe kosovarëve, shqiptarët janë bërë grupi I tretë më i madh i azilkërkuesve në Gjermani.
SHBA, VRASJA GAZETARËVE, KËRKOHET REFORMIMI I LIGJIT PËR ARMË
Shtëpia e Bardhë ka thënë se vrasja e dy gazetarëve televizivë në Virxhinia tregon se dhuna me armë është bërë shumë e zakonshme në Shtetet e Bashkuara dhe se duhet të ndërmerren hapa për të shtrënguar ligjin për armët, shkruan CNN. “Ky është një tjetër shembull i dhunës me armë që po bëhet shumë e zakonshme”, ka thënë zëdhënësi Josh Earnest. Ai i ka bërë thirrje Kongresit që t’i ndërmarrë masat për kontrollin e armëve, të cilat janë mbrojtur nga presidenti Barak Obama, pas masakrës në shkollën Sandy Hook, më 2012. Një gazetare dhe një kameraman janë qëlluar për vdekje të mërkurën në Virxhinia të SHBA-së. Alison Parker dhe Adam Ëard nga kanali ËDBJ janë vrarë derisa kanë qenë në transmetim të drejtpërdrejtë.

Artikulli paraprakAKU: QKR LIÇENSON BIZNESE PA INFORMACIONIN E DUHUR
Artikulli tjetërPOLICIA ITALIANE PUBLIKON FOTO TË ARRESTIMIT TË VILSON LAMAJ