Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka shpërndarë një foto të një zjarrfikësi nga Vlora, i cili prej orëve të para të mëngjesit të sotëm e deri në këto momente vijon të jetë në krye të detyrës duke luftuar në nxjerrjen e personave nga rrënojat dhe gërmadhat e banesave. Shefi i qeverisë e cilëson zjarrfikësin si hero të vërtetë.

Postimi i Ramës:
Në ditë me diell, kjo do të titullohej thjesht, PHOTO OF THE DAY.

Por sonte kjo foto kërkon shpjegim. Ky njeri i zakonshëm i këtij vendi, quhet Luan Kapaj. Zjarrfikës në Vlorë. Qysh pa gdhirë sot, Luani dhe kolegët e tij vlonjatë, ishin përballë gërmadhave. U gdhi e u ngrys dita dhe ky burrë që s’e njeh askush, nuk rreshti një sekondë, duke u përpjekur të nxjerrë nga duart e vdekjes, jetët e murosura nën pirgjet prej betoni.

E kur fuqitë e tij u duk se shterrën dhe Urgjenca Kombëtare Shëndetësore, e detyroi të shtrihej mbi barelë, vlonjati i paepur refuzoi maskën e oksigjenit dhe u rikthye tek gërmadhat, në kërkim të jetëve që kërkojnë shpëtim! Luani është ende aty, tani që po flasim.

Deri në frymën e fundit për frymën e fundit😢🙏#HERO❤️

Artikulli paraprak25 VIKTIMA NGA TËRMETI I FUQISHËM NË SHQIPËRI! MË SHUMË SE 10 PERSONA ENDE NËN RRËNOJA.VIJOJNË KËRKIMET NË THUMANË
Artikulli tjetërTËRMETI, SHQIPËRIA NË ZI KOMBËTARE NË NDERIM TË VIKTIMAVE