Këngëtarja Fifi kohët e fundit është shndërruar në emrin më të lakuar në mediat rozë. Fifi e cila po ashtu ishte pjesë e Big Brother Vip bëri që publiku të dashurohej pas karakterit të saj si një nga banoret më të sinqerta aty brenda. Ajo u bë jo pak e përfolur edhe për shkak të raporteve me Granitin të cilat më pas u shndërruan më shumë në miqësore.

Ishte Graniti ai i cili para pak ditësh në një intervistë tregoi se takimi i tyre i parë jashtë shtëpisë nuk shkoi mirë, ai priste përqafim dhe foto me Fifin por nuk ndodhi. E një foto bashkë nga ata dy po e presin tash e sa kohë edhe fansat të cilët po ia kërkojnë publikisht këtë gjë Fifit.

Siç duket ajo sonte ka zhgënjyer pak fansat e saj dhe të futbollistit teksa postoi foto me mikun e saj Yll Limanin. Mbase së shpejti do ta kemi ndonjë bashkëpunim kjo mbetet për tu parë ditët në vijim.

Artikulli paraprakRITVANA SQAROHET ME MIKELËN: JAM MUNDUAR TA NDËRPRES ‘TREKËNDËSHIN’ ME ERJONIN, POR
Artikulli tjetërPROGRAMI I DESHTUAR DHE HISTORIA E DONALDIT/ BORA ZEMANI PERFUNDON NE SPITAL (FOTO)