Shokuese dëshmia e shqiptarit Agim Ajdinaj, nën masën “arrest me burg” për vrasjen makabre të marokenes Khadija Bencheickh, 46-vjecares me të cilën bashkëjetonte prej një viti. Mediat italiane zbardhin rrëfimin e tij para hetuesve.

Teksa ka pranuar krimin, ai ka liruar nga gjithë akuzat nipin e tij dhe ka treguar detaje nga ngjarja horror. “Po unë e vrava, i vetëm”, ka thënë ai për hetuesit. Sipas shqiptarit, krimi ndodhi në pjesën e sallonit, në kulmin e një sherri që kishte nisur mes çiftit. Shqiptari është ‘kapur mat’ nga kamerat e sigurisë, së paku dy herë. Në fillim mbrëmjen e 29 dhjetorit, teksa është para të hynte në banesë së bashku me marokenen, e cila nuk doli më prej asaj nate, ndërkohë që vetëm pak orë më parë, u fiksua teksa dilte me qese në duar, brenda të cilave ishin pjesë të trupit të bashkëjetueses së tij, që e kishte bërë copa-copa.

“E godita disa herë në kokë me çekanin e mishit, teksa ishim në sallon, pasi ajo më kishte drejtuar një thikë dhe po me kërcënonte”, ka thënë ai. Më tej, ka treguar se ajo ra përtokë e vdekur. Kur e konstatoi se ajo kishte ndërruar jetë, shqiptari tregon se e tërhoqi zvarrë në banjë. “Aty e preu trupin e gruas në më shumë se 10 pjesë, me një thikë të madhe dhe e futi nëpër qese”, shkruajnë mediat italiane.

Artikulli paraprakGJOBË PRINDËRVE QË POSTOJNË FOTO TË FËMIJËVE NË FACEBOOK
Artikulli tjetërVETËM PËR 9 DITË, ANKOHEN 30 QYTETARË NDAJ GJYQTARËVE NË KPK, POR PA FAKTE