DËMET JANË TË MËDHA SA I PËRKET PROMOVIMIT TË SHKODRËS. Asnjë hap nuk është bërë për rihapjen e zyrës së informacionit për turistët në qendrën e qytetit të Shkodrës. Kjo zyrë u mbyll në muajin prill për shkak se kompania Çelësi dhe bashkia Shkodër nuk arritën të gjejnë një marrëveshje mes tyre për ta rinovuar kontratën.

Pavarësisht mosmarrëveshjes të Bashkisë me kompaninë në fjalë e rëndësishme është se në qytetin e Shkodrës nuk ka asnjë zyrë informacioni për turistët e huaj që vijnë. Patjetër që mungesa e një qendre ku turistët mund të informohen për shumëçka për Shkodrën është një minus i madh dhe nuk bën gjë tjetër veçse sjell dëme sepse kur nuk gjejnë informacion turistët mund të largohen fare thjeshtë nga Shkodra. Në fillim të muajit maj përgjegjësi në zyrën e turizmit Gentian Mema do të shprehej se po kërkohet bashkëpunimi me kompani të tjera për të hapur një zyrë tjetër informacioni për turistët por kanë kaluar 2 muaj dhe ende nuk është gjetur një zgjidhje. Kjo zyrë që prej kohësh mban të mbyllyra dyert duke mosfunksionuar nuk ka patur vetëm dhënien e informacionit por ka bërë të mundur edhe promovimin e vlerave të qytetit të Shkodrës, pjesëve historike si dhe zonave tradicionale. Po ashtu zyra për turistët gjatë gjithë sezonit ka mbajtur edhe eivdenca të sakta duke patur informacionin e duhur se sa turistë vinin në Shkodër, se sa qëndronin vetëm një ditë dhe se sa të tjerë vizitonin më gjatë qytetin duke ditur edhe shtetet nga vijnë. Edhe pse është e domosdoshme, tashmë duket qartë se zyra e informacionit të paktën për këtë sezon kur edhe numri i turistëve shtohet ndjeshëm nuk do të hapet sepse ende Bashkia Shkodër nuk ka gjetur modulin e duhur dhe një bashkëpunim me ndonjë tjetër kompani.

Artikulli paraprakNDAHET NGA JETA AKTORI SHKODRAN RAMIZ RAMA
Artikulli tjetërTENTATIVË GRABITJEJE, I PRET VESHIN TË MOSHUARIT