Detaje të reja nga atentati ndaj Aleksandër Sadikaj.

Shpërthimi në tritol ka qenë aq i fortë, sa edhe pse kur u telekomandua shpërthimi automjetet e tjera ishin në një distancë të largët nga makina e 27-vjeçarit, dëshmitarë okularë të ngjarjes thonë se nga shpërthimi u lënduan lehtë edhe një grua me fëmijët e saj që po udhëtonin me makinë në rrugën që ndodhi shpërthimi.

27-vjeçari kishte marrë dëmtime të shumta, policia e identifikoi te riun nga patenta që kishte në kuletë.

Bazuar në hetimet e deritanishme dyshohet se autorët e ngjarjes kanë qenë vrasës me pagesë dhe vrasja është e porositur.