Në vetëm pak sekonda, me një shpërthim të telekomanduar, hoteli historik “Park Avenue” në Detroit është shkrumbuar nga mbi 100 kilogram dinamit. Hoteli me 252 dhoma u shemb nga autoritetet vendore për t’i hapur rrugë ndërtimit të stadiumit modern të skuadrës së hokeit në akull të qytetit.

100 KG EKSPLOZIV PËR TË SHEMBUR NDËRTESËN NË PAK SEKONDA.
Edhe pse hoteli i hapur në vitin 1920, ishte futur që prej vitit 1996 në listën e objekteve historike të qytetit, autoritetet vendosën për shembjen e tij pasi prej kohësh ishte thjesht një godinë e braktisur.

Artikulli paraprakSAMUEL NIKAJ TRAJNERI I RI I TËRBUNIT
Artikulli tjetërMJEKU PSIKIATËR GJONI PREÇI FITON LIRINË