Dhuna në kryeqytetin turk është intensifikuar së tepërmi teksa mëngjesin e sotëm 2 persona hapën zjarr ndaj konsullatës amerikane, ku gjithashtu hodhën edhe një bombë. Mes tyre dhe policisë pati shkëmbim zjarri ku mbeti i plagosur njëri prej agresorëve dhe një grua, e cila ishte bllokuar brenda një ndërtese aty pranë.

Autoritetet turke bllokuan zonën përreth konsullatës dhe u vunë menjëherë në kërkim të agresorit tjetër. Konsullata amerikane në një deklaratë të shkurtër , menjëherë pas sulmit bëri me dije se është duke bashkëpunuar me autoritetet turke për të hetuar incidentin dhe lajmëroi se do të jetë e mbyllur deri në një njoftim të mëtejshëm. Sipas autoriteteve vendase rrethanat e sulmit ndaj konsullatës amerikane janë ende të paqarta. Ndërkohë mbrëmjen e djeshme disa persona kanë shpërthyer një makinë me eksplozivë të vendosur në një stacioni policor. Si pasojë e flakëve u shemb tërësisht njëra pjesë e godinës. 2 prej agresorëve mbetën të vrarë si pasojë e shkëmbimit të zjarrit me policinë, ndërsa mësohet se janë lënduar 10 persona, midis tyre edhe 7 policë. Këto akte dhune vijnë pas sulmeve ,të javëve të fundit ,të forcave të sigurisë turke ndaj kurdëve dhe bazave të shtetit islamik në kufirin verior me Sirinë.

Artikulli paraprakNga shërbimet e Komisariatit Pukë, u bë ndalimi shtetasit në kërkim
Artikulli tjetërKUFIRI KOSOVË – SERBI, RADHË TË GJATA