Dy automjete të parkuara janë përfshirë nga flakët pak pas nesnatës në qytetin e Lezhës.

Sipas informacioneve të para njëra prej makinave përdorej nga kryetari i bashkisë Lezhë Fran Frrokaj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:45 në lagjen Beslidhja në parkingun e një pallati. “Nga veprimet e para hetimore, rezulton se janë përfshirë nga flakët dy automjete të parkuara afër njëra – tjetrës , dhe konkretisht automjeti Mercedes Fuoristradë ML me targë AA 400 JK në pronësi të shtetases Sh.P. dhe në përdorim nga shtetasi F.F., si dhe mjeti Mercedes Benz me targë LE 7495 E në pronësi të shtetasit K.Ll”, sqaron policia.

Grupi hetimor po vijon kryerjen e veprimeve në vendngjarje. Janë marrë disa deklarime si dhe po bëhet kqyrja e kamerave përgjatë rrugës dhe në afërsi të vendit të ngjarjes me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Gjithashtu po bëhet vlerësimi i rastit nga eksperti piroteknik me qëllim përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Artikulli paraprakLAVROV: SHBA NUK DO TA SULMOJË KORENË E VERIUT
Artikulli tjetërDITA NIS ME SHI, MOS HARRONI TË MERRNI ÇADRAT