Rektorja e universitetit te Shkodres “Luigj Gurakuqi” ka reaguar ne lidhje me diskutimet e ambasadorit turk Murat Ahmet Yuoruk pak dite me pare ne Shkoder. Ja cfare thote rektorja Golemi ne deklaraten e saj publike:

Dua të sqaroj opinionin publik në lidhje me diskutimet që u bënë gjatë këtyre ditëve mbi vizitën e Ambasadorit të Turqisë në Shqipëri, Murat Ahmet Yörük në Universitetin “Luigj Gurakuqi “ të Shkodrës.
E para, për qëndrimet e ambasadorit turk dhe të asnjë ambasadori nuk kam tagrin të flas.

E dyta, per sa i takon interpretimeve që i janë bërë fjalës sime dua të sqaroj se përsonalisht mendoj dhe kam bindjen time se Shqiperia ashtu si shumë shtete ka kaluar luftëra e pushtime nga shtete të ndryshme që shume mirë historia jonë i njeh si pushtues dhe për këtë biem të gjithë dakort. Fjala ime ka qenë një mesazh kortezie për vizitën e ambasadorit dhe nuk ka vënë dhe as ka pasur për qëllim të merret me të vërtetat historike që ne i dimë krejt mirë.
Por në kontekstin e një tjetër Europe sot , që gjithnjë e më shumë po luftohet për kufij të hapur në interesat e kombeve. Mbetemi të mendimit se duhet te ecim me gjuhën e miqësisë me çdo shtet.
Në luftërat botërore dhe më herët ka pasur miliona njerëz të vrarë mes shteteve europiane.
Të vrarë të cilët nderohen si deshmorë dhe duhet të nderohen si të tillë në përjetësi ashtu siç nderojmë dhe ne dëshmorët tanë të nderuar e të paharruar në gjitha etapat e historisë.
Por sot këto shtete europiane i kanë dhënë një leksion të një dimensioni tjetër botës, pasi pa harruar të shkuarën, sillen si kombe pa kufij .

Artikulli paraprakSHENDETI – 15.12.2021
Artikulli tjetërSHERR NË SELINË E PD-SË, EVI KOKALARI ‘KOKË MË KOKË’ ME MBËSHTETËSEN E BASHËS: MOS MË PREK MUA!