Një përplasje fizike ka ndodhur ditën e sotme në derën e Selisë së Partisë Demokratike, ku zonja Evi Kokalari së bashku me Albana Vokshin dhe disa gra të tjera të LDG-së po flisnin për mediat.

Një mbështetëse e Luklzim Bashës i ka shkuar nga pas dhe nuk i ka lejuar të flasë. Më pas kjo mbështetëse e ka prekur dhe fizikisht Evi Kokalarin, anëtare e Komisionit të Rithemelimit.

Kjo ka bërë që Kokalari t’i kthehet dhe t’i kërkojë që mos ta prekë dhe në një moment gati sa nuk filloi dhe një sherr fizik mes tyre por ndërhyrja e personave prezent e penguan.

Tensionet me gruan ne fjale u pane dhe gjate ecjes se Kokalarit dhe mbeshtetesve te tjere te Berishes brenda Selise, ku ajo i ofendoi me fjale te renda grate demokrate.