21 nëntori shënon ditën botërore të televizionit. Tirana dhe Shkodra janë dy qytetet që zënë vendin më të rëndësishëm në historinë mediatike sa i përket televizionit. Prej më shumë se 20 vitesh në Shkodër u hapën televizionet private duke i ofruar publikut një hapësirë të re informimi përmes edicioneve të lajmeve dhe emisioneve të ndryshme. Besi Bekteshi është një ish drejues i televizioneve lokale në Shkodër, aktualisht opinionist tek gazeta SOT si dhe pjesë e Star Plus TV. Me nostalgji tregon vitet e parë të krijimit të televizioneve në Shkodër…

Vitet e fundit ndryshimi që ka pësuar bota mediatike patjetër që ka prekur edhe Shqipërinë dhe sigurisht edhe televizionet e Shkodrës, një bashkim tashmë me rrjetet sociale dhe teknologjisë së re përmes smartphone. Ky ndryshim gati thelbësor përveç anëve pozitive ka edhe një rrezik të madh shprehet opinionisti Bekteshi sa i përket lajmeve të pavërteta që ofrohen në rrjete sociale…

Sa i përket televizioneve gjeneraliste që mendohet se kanë ende numrin më të lartë të audiencës shqetësuese mbetet fakti thotë gazetari Bekteshi se mungojnë shfaqjet e mëdha të vërteta të zëvendësuara me reality shoë që po shkatërrojnë etikën televizive….

Ky ndryshim që po ndodh në botën mediatike në raportin e televizionit klasik me rrjetet sociale dhe teknologjinë duhet të na vendos përballë zgjidhjeve vijon opinionisti Bekteshi në mënyrë që televizioni jo vetëm të mbijetojë por edhe ta fitojë garën për informacionin e vërtetë…..

Suksesi mediatik më shumë se kushdo është në dorën e televizioneve mendon Bekteshi ndërsa në fund ka edhe një urim….

Që nga viti 2013-të Shkodrës iu shtua Star Plus Tv duke u kthyer në televizionin lokal më të madh në Shqipëri si dhe duke sjellë një frymë e mentalitet të ri në edicionet informative dhe emisionet televizive duke qenë edhe dritarja e besueshme jo vetëm e shkodranëve kudo që jetojnë por edhe më gjërë. Shkodra është një qytet që ka një numër të konsiderueshëm gazetarësh, operator e teknikë cilësor që kanë kontribuar për vite me radhë ndërsa shumë prej tyre janë kthyer edhe në pika të rëndësishme për televizionet kombëtare.

Artikulli paraprak13-VJEÇARI DYSHOHET SE U VETËVAR DUKE BËRË VIDEO PËR TIK-TOK, REAGON MINISTRIJA KUSHI
Artikulli tjetërSHKODËR, INFORMIM NGA EKRANI I TV APO TELEFONIT? (VIDEO)