22 shtatori, dita ndërkombëtare pa makina ka angazhuar disa drejtori të bashkisë Shkodër në organizimin e aktiviteteve të larmishme në qendër të qytetit.

Nxënës të shkollave u bënë pjesë e aktiviteteve sportive dhe kulturore duke krijuar një atmosferë ndryshe në këtë ditë shtatori. I pranishëm në këtë aktivitet, Benet Beci, kryetar I bashkisë Shkodër tha se do të krijohen kushte më të mira për rregullimin e trafikut dhe lëvizjen e sigurtë të përdoruesve të biçikletave.

Nxënës të shkollave të mesme tregojne arsyet pse përdorin çdo ditë biçikletën.
Pjesë e aktivitetit ishte edhe eskpozimi i disa biçikletave të vjetra, të cilat qytetarët shkodranë I ruajnë me fanatizëm në shtëpitë e tyre.

Artikulli paraprakOPOZITA ANKIMON PROJEKTVENDIMIN E KËSHILLIT BASHKIAK
Artikulli tjetërKUSH JEMI? PYETJA E LIBRIT “KONAK”