2 shkurti njihet si dita ndërkombëtare e ligatinave. Zonat e mbrojtura në Shkodër janë pjesë e kësaj ditë të rëndësishme pasi përbëhen nga 46 mijë hektar, sipërfaqe e shpallur Ramsar. Drejtori i Agjencisë së Zonave të Mbrojtura Agim Dardha sëbashku me disa aktivistë, përfaqësues shoqatash dhe institucione të tjera zhvilluan një aktivitet të përbashkët duke nisur nga zona e By Pass-it në Shkodër.

Ajo që është kthyer në një shqetësim ka të bëjë me ndërtimet pa kriter të viteve të fundit afër zonave të mbrojtura.

Ndërkohë një shqetësim mbetet edhe numri më i ulët i shpendve në censusin e realizuar vitet e fundit. Kjo lidhet me ndryshimet klimatike, ndërtimet dhe zhurmat po ashtu si dhe kohën kur është bërë censusi.

Përfaqësuesit e institucioneve dhe aktivistët në fundit realizuan mbjelljen e pemëve në njësinë Ana e Malit.

Artikulli paraprakKOMBËTARJA E PRIFTËRINJVE GATI PËR EUROPIANIN
Artikulli tjetër“PORTA E ALPEVE”, PLAN MOBILITETI PËR VELIPOJËN