Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj e quajti një humbje të një rasti për ti dhënë vendit një President dinjitoz, dështimin e Kuvendit për të votuar një emër në raundin e tretë.

Duke folur pak pas mbylljes së seancës për raundin e tretë, Alibeaj u shpreh se Rama siç bën gjithmonë, u tërhoq nga pakti.

“Në momentin kur ne ofruan rregullat që u pranuan, u pa qartë që nga ana e Ramës ndodhi ajo që ai di të bëjë gjithmonë, të tërhiqet. Për shkak të ndryshimeve famëzeza të 2008 Presidenti zgjidhet me 71 vota. Humbëm një rast për ti dhënë Shqipërisë një institucion që do duhet të kishte legjitimitetin e palëve, që më vonë të ishte i tillë që sa herë të kishte sfida, të qëndronte në mënyrë serioze në lartësinë e detyrës”, u shpreh Alibeaj.

Artikulli paraprakPS: NË RAUNDIN E 4 DO TË KEMI KANDIDATIN PËR PRESIDENT, SHPRESOJ TË ZGJIDHET
Artikulli tjetërLIJA E MAJMUNIT/ MBLIDHET KOMITETI I IMUNIZIMIT, MANASTIRLIU: VENDI YNË ME RISK TË ULËT