Ditën e sotme, në orën 10:30 Enkelejd Alibeaj ka thirrur në mbledhje grupin parlamentar të PD. Në mbledhje mund të diskutohet për emrin e ri të presidentit dhe për situatën brenda Partisë Demokratike. Së fundmi, Rithemelimi zhvilloi zgjedhje për kreun e ri të PD dhe fitoren e mori Sali Berisha, i cili kishte përballë në garë vetëm Ibsen Elezin.

Sa i përket negociatave për zgjedhjen e presidentit të ri, është djegur raundi i parë dhe i dytë pasi palët nuk arrijnë në konsensus. Kur opozitës i ka mbetur edhe një raund si mundësi për të propozuar një kandidat për kreun e shtetit, Enkelejd Alibeaj u shfaq sërish mosbesues duke akuzuar socialistët se duan ta zgjedhin vetë.

Por socialisti Taulant Balla e sfidoi sërish duke i kërkuar emër për presidentin. Fatmir Mediu insistoi që opozita të mos çojë dëm mundësinë e fundit, por të dalë me vetëm një kandidat të përbashkët, pa patur nevojë për mbështetjen e socialistëve. Raundi i tretë do të mbahet të hënën më 30 maj.

Artikulli paraprakROMA DHE MOURINHO NË HISTORI, FITOJNË NË TIRANË TROFEUN E PARË EUROPIAN
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT PËR DITËN E SOTME, TEMPERATURAT ARRIJNË DERI NË 35 GRADË