Besimtarë të krishterë në Shirokë, kanë festuar festën e Shën Rrokut. Një festë kjo e cila bashkon besimtarë vendas dhe ato të kthyer nga emigracioni. Meshtari dom Artur Jaku nga kisha e Shirokës i drejtoi një thirrje institucioneve për ruajtjen e Shirokës si një zonat më të rëndësishme të qytetit të Shkodrës, duke e cilësuar si zemra e qytetit.

Dom Artur Jaku apeloi besimtarët që të trajtojnë mirë Shirokën, natyrën dhe pasurinë e larmishme që ka ky vend.

Pas meshës në festën e Shën Rrokut, besimtarët e krishterë do të bëhen pjesë e procesionit që zhvillohet pasditen e së mërkurës në malin e Taraboshit dhe lumin Buna.

Artikulli paraprak“VELIAJ ËSHTË PRONARI KRYESOR I DJEGËSIT TË TIRANËS”, BERISHA: E MIRATOI VETËM ME FIRMËN E TIJ SE NUK KISHTE ⅗ NË KËSHILLIN BASHKIAK
Artikulli tjetërBESIMTARËT: SHËN RROKU MROJTËSI I SHIROKËS