Një familje shqiptare është përballur me një tragjedi, vetëm pesë ditë pasi ka shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 12-vjeçari shqiptar është përplasur për vdekje nga një makinë.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në New Jersey, ku viktimë ka mbetur i mituri Elios Xhemollari.

Ai ka qenë duke lëvizur me biçikletë, kur është përplasur për vdekje në një rrugicë.
12-vjeçari, i cili sapo kishte shkuar në SHBA, kishte nisur regjistrimet për të vazhduar shkollën, në qytetin ku ishte vendosur familja e tij.

Mjeti që i mori jetën të miturit drejtohej nga një 43-vjeçar amerikan, i cili po merrte një kthesë kur ka përplasur 12-vjeçarin mbi biçikletë.

Përplasja ishte e fuqishme dhe rezultoi fatale për shqiptarin, i cili ndërroi jetë në vendngjarje. Nga ana e saj, policia ka nis hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit tragjik.

Artikulli paraprakDONALD TUSK SOT VIZITON KOSOVËN
Artikulli tjetër25-VJETORI I VIZITËS SË PAPA GJON PALIT TË 2-të, I PRANISHËM NË SHKODËR PRESIDENTI META