Arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra pas 27 vitesh në krye të kësaj dioqeze ka dhënë dorëheqjen pasi mbushi moshën e pensionit duke festuar 75 vjetorin e lindjes. Lajmin e dorëheqjes e bëri të ditur vetë arqipeshkëvi Massafra koncertit në katedralen “Shën Shtjefni” “Stabat Mater” në kuadër të javës së madhe në vigjilje të festës së Pashkës…

Ndërkohë Vatikani ka pranuar dorëheqjen e arqipeshkëvit Massafra i cili sipas udhëzimeve të selisë së shenjtë do të vijojë ta mbajë këtë detyrë deri në emërimin e arqipeshkëvit të ri. Dekretin e firmosur nga Nunci Apostolik në Shqipëri Luigi Bonnazi e lexoi kancelari i dioqezës së Shkodrës Atë Artan Seli….

Kreu i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare monsinjor Gjergj Meta falenderoi arqipeshkëvin Massafra për kontributin e tij për kishën katolike….

Monsinjor Angelo Massafra shërben prej 27 vitesh si arqipeshkëv i Shkodrës duke kaluar përmes një rrugë të vështirë në gjithë këto vite të trazuara për vendin tonë, të mbushura me probleme që ende vijojnë të jenë prezente.

Artikulli paraprakMIRDITË/ GRABITET ME DHUNË FATURINO I AUTOBUSIT TIRANË-PRISHTINË
Artikulli tjetërKREMTOHET E DIELA E LARIT NË LEZHË