Besimtarët katolikë kanë hyrë në javën e madhe të Pashkëve. Këtë të dielë në Lezhe u kremtua Dita e Larit, ose dita e Palmave që njofton ardhjen e të dielës së Pashkëve, atë të ringjalles së Krishtit.

Djetra besimtare ju bashkuan ritualet fetar të bekimit të larit në sheshin Papa Gjon Pali, ndërsa proçesioni u drejtua nga Ipeshkvi i Dioqezës së Lezhës, Monsinior Otavio Vitale.

Duke ju referuar ungjillit të shenjtë, ipeshkvi Vitale foli mbi rëndësinë e të dieles së larit dhe festës së pashkeve, e cila është ndër më të rëndësishmet në kalendarin kristjan.

Gjatë riteve liturgjike dhe Meshës në të Dielën e Larit, qё kremtohet kudo nё botё, kisha fton besimtarët tё imitojmё Jezusin.Tre çastet kulmore të kremtimit tё Dielёs sё Larit, jane procesioni i palmave dhe i degëve të ullirit, bekimi i tyre para kremtimit tё meshёs, e më pas, gjatё liturgjisё sё fjalёs, kujtimi i mundimeve të Zotit.Simbolika e të Dielës së Larit për besimtarët katolikë, përkujton ditën që Jezu Krishti hyri në Jeruzalem dhe shënon fillimin e Pashkës që kulmon të shtunën në mesnatë me Ringjalljen, e më pas me festimet të dielën e 31 Marsit.

Artikulli paraprakDORËHIQET MASSAFRA: FALEMINDERIT TË GJITHËVE
Artikulli tjetër“RREQEBULLI I BALLKANIT” NË PARKUN E MUNELLËS NË RREZIK