Kryetari i Partisë Social Demokrate Tom Doshi zhvilloi një takim në qytetin e Fushë Arrëzit me banorët dhe kryetarin e bashkisë atje Fran Tuci. Në fjalën e tij Doshi u shpreh se fitorja për kandidatin e PS Fran Tuci në zgjedhjet vendore të 14 majit është e padiskutueshme.

Kryebashkiaku i Fushë Arrëzit Tuci i cili kandidon për mandatin e tretë në atë bashki falenderoi të pranishmit për mbështetjen ndaj tij.

Gjatë këtij takimi, banorët e Fushë Arrëzit shprehën kërkesat e tyre për katër vitet e ardhshme nën drejtimin e kryebashkiakut aktual ndërsa bënë të ditur se vota e tyre në zgjedhjet vendore të 14 majit do të jetë për Fran Tucin si dhe do të mbështesin PSD-në për këshillin bashkiak.

Artikulli paraprakBERISHA: JETA NË KRYEQYTET PO BËHET GJITHNJË E MË E PASIGURT! RENDI, NË DORË TË KRIMIT
Artikulli tjetërMETA ZBARDH DETAJE NGA TAKIMI ME SHEFEN E MISIONIT TË ODIHR-IT