RASTET E AZILKËRKUESVE, KANABIS SATIVA, SEZONI TURISTIK TRE PRIORITETET KRYESORE. Drejtori I ri I policise se shtetit Haki Cako, ka qene ne Shkoder ne nje takim pa pranine e mediave, ku eshte takuar me drejtuesit me te larte te policise se Shkodres. Takimi eshte organizuar ne ambjentet e Drejtorise se Policise se Qarkut te Shkodres.

Sipas informacioneve behet me dije se Qëllimi i takimet,ishte: Marrja e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, Masat për sezonin turistik e veror, masat për rritjen e parametrave të rendit e sigurisë dhe sigurisë rrugore, intensifikimi i goditjeve të rasteve të korrupsionit, të trafiqeve të paligjshme, zbulimi i ngjarjeve të vjetra. Megjithate, sipas po te njejtave burime behet me dije se gjate ketij takimi eshte diskutuar edhe per shifrat alarmante të azilkërkuesve nga Shqipëria drejt vendeve të Bashkimit Europian kanë vënë në lëvizje strukturat e policisë së shtetit. Drejtori i policisë Çako kërkoi nga strukturat e qarkut Shkoder kujdes maksimal me qytetarët që i drejtohen zonës Shengen. Duke patur parasysh se numri i azilkërkuesve është i lartë nga qarku Shkoder, Çako ka kërkuar që efektivët të pyesin në detaje se kush i drejton dhe cilat janë arsyet e udhëtimit, të monitorojnë lëvizjet nëse ka patur hyrje – dalje të shpeshta dhe dokumentacionin që disponojnë, si dhe marrja në pyetje të jetë specifike ku për cdo rast të dyshuar të merren masa për të mos lejuar kalimin nga pikat kufitare. Takime të tilla do vijojnë në të gjitha qarqet e vendit me qëllim motivimin e të gjitha strukturave të Policisë për më shumë angazhim, përkushtim e seriozitet, në zbatim të detyrave dhe permbushje te objektivave të përcaktuara në Stratëgjinë e Policisë së Shtetit.

Artikulli paraprakPANAIRI I PUNËSIMIT 2015
Artikulli tjetërSHKODËR, POLICIA SHPALL NË KËRKIM DY SHTETAS