“Bashkia Shkodër nuk bashkëpunon për evidentimin dhe inventarizimin e lapidarëve dhe monumenteve të tjera historike në Shkodër edhe pse e ka për detyrë”.

Kështu shprehet Majlinda Laçaj, drejtore rajonale e kulturës kombëtare në Shkodër e cila tregon se DRKK po bën këtë inventarizim për lapidaret në një kohë që duhej ta bëntë bashkia. Në total në Shkodër janë 50 lapidar prej të cilave pjesa më e madhe janë e tyre janë inventarizuar. Disa prej monumenteve historike janë të fshehura nga objekte të tjera dhe sërish drejtorja Laçaj thotë se është bashkia që duhet të ndërhyjë. Më përpara DRKK ka bërë edhe inventarizimin e monumenteve të kulturës ku ndryshe nga lapidarët pjesa më e madhe e tyre rrezikojnë ndjeshëm të zhduken.

Artikulli paraprakDËSHTON SEANCA NDAJ ADMIR TAFILAJT NË GJYKATËN E KRIMEVE TË RËNDA
Artikulli tjetërCUNGU: VLLAZNIA KËRKON VETËM FITORE NDAJ KUKËSIT