18 vite e tetë muaj burg rrrezikon të dënohet Moisi Habilaj i konsideruari si kreu i grupit kriminal “Habilaj” që trafikonte tonelata canabisi nga Vlora drejt Italisë.

Të goditur nën operacionin “Trëndafilat e erës” pretenca e prokurorisë së Katanisas ka zbardhur këtë të hënë është: 18 vite e tetë muaj burg për Moisi Habilaj, 12 vite e 4 muaj burg për Meridjan Sulajn, 6 vite për Nazer Seitin ndërsa lirim nga qelia për Fatmir Minajn.

Për Habiljan rezulton kërkesa me më shumë vite burg, ndërsa nuk mbeten pas dhe trafikantët italian të arrestuar si pjesë e këtij grupi.

Për Antonio Riela, aktualisht i ndaluar, prokurori ka kërkuar 15 vjet burg. Për Angelo Busaça ka kaluar tetë vjet, Gianluca Spampinato, 10 vjet e katër muaj, Gianluca Passavanti, katër vjet dhe 20 mijë euro gjobë. Ndaj William Patanè, Fabio Spampinato, Carmelo Bertolini, Enrico Maria Giaquinta, Massimiliano Brundo, Antonio Greco, Giuseppe Greco dhe Rosario Giuliano dy vjet, katër muaj dhe gjashtë mijë euro gjobë.

Vitet e burgut kërkuar nga prokuroria e Catanias në rast të një dënimi nga gjykata pritet të përgjysmohen pasi ky proces në Itali është zhvilluar me gjykim të shkurtuar.

Moisi Habilaj reuzlton se ka qenë i pranishëm në çdo seancë gjykimi ndaj tij në gjykatën e Katanias, ndërsa sipas raportimit të mediave lokale ai për gjatë gjithë kohës ka qëndruar i heshtur.

Për këtë grup hetime janë duke u kryer edhe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa nën sekuestro preventive janë vendosur miliona euro pasuri, mes tyre apartamente dhe biznese në pronësi të familjes Habilaj.

Ky grup furnizonte me kanabis zonat e Katanias, Sirakuzës dhe Raguzës, në Itali, ndërsa në Shqipëri rezultoi se Habilajt kishin dhe përkrahjen e policisë lokale të Vlorës, duke shmangur kontrollet si gjatë trafikimit me peshkarexha apo gomone edhe gjatë kultivimit në parcela që nuk asgjësoheshin.

Në hetimet italiane, ishte edhe një fashikull për krimet e kryera në Shqipëri, për mbështetjen politike ndaj Habilajve. Ish-ministri Tahiraj gjithnjë i ka hedhur poshtë akuzat,  por hetimet ndaj tij vijojnë.

Grupi “Habilaj” u godit në tetor 2017, ndërsa Nazer Seiti u prangos në Vlorë për t’u ekstraduar më pas drejt Italisë.

Hetimet në Shqipëri u hapën pas publikimeve në media, ndërsa u morën në Itali me mijëra faqe përgjime të grupit “Habilaj” ku ata përmendin edhe emrin e ish-ministrit Tahiri.

Artikulli paraprakSHKODËR, HAPET QENDRA E NDIHMËS LIGJORE FALAS
Artikulli tjetërAMBASADORI I BE-SË: BESOJMË SE DIALOGU ME QEVERINË ËSHTË I NEVOJSHËM