Një shtetas ka mbetur i vrarë mengjesin e së enjtes, rreth orës 10:15 në njesinë Administrative Plan të Dukagjinit.

Viktima është shtetasi Gjok Arra 31 vjeç, i cili mësohet se nuk u ka rezistuar palgëve të marra duke gjetur vdekjen e menjëhershme.. Autorët janë identifikuar nga policia si Luvigj Bludaj 31 vjeç dhe Çesk Bludaj 37 vjeç, të cilët janë vellezër dhe kanë lidhje të afërta familjare me viktimen. Shkak i këtij krimi dyshohet të jetë bërë një konflikt për motive pronësie. Sipas dëshimtarëve në vendngjarje bëhet me dije se se autorët së bashku me viktimën kanë qënë duke konsumuar pije alkoolike para se të ndodhte ngjarja. Pas ngjarjes së rëndë autorët kanë arritur të largohen në drejtim të paditur ku policia ka ngritur pikat e kontrrollit në hyrje të zonës dhe është vënë në ndjekje të tyre. Policia nga vendngjarja thotë se së bashku me grupin hetimor dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje dhe se një deklaratë përfundimtare do të jepet pas hetimeve dhe verifikimeve të detajuara. Ky është krimi I parë I me pasojë vrasjen që regjistrohet për shkak të konfliktit mbi pronësinë për vitin 2016 në qarkun e Shkodrës.

Artikulli paraprakSHQIPTARI NË TRAGET: DO NDODHË HATAJA, DO MBYTEMI
Artikulli tjetërVLLAZNIA – FLAMURTARI JA ÇMIMET E BILETAVE