Dy deputetë kanë bërë thirrje për t’i dhënë fund ndryshimit vjetor të orës dhe sipas një sondazhi të ri 63% e publikut nuk është në favor të këtij koncepti.

Deputetët e Irlandës së Jugut Deirdre Clune dhe Sean Kelly kanë deklaruar në Parlamentin Europian se ky koncept i ndryshimit të orës duhet të braktiset. “Një mbrëmje me dritë do të çojë në përmirësimin e rezultateve për sigurinë në rrugë, pasi rrugët janë më të rrezikshme nga orët e 16-19,” tha zonja Clune. Kolegu i saj, zoti Kelly, e përshkroi ndryshimin e kohës, si absurd. “Kam bërë thirrje vazhdimisht për t’i dhënë fund ndryshimit të kohës, lidhur me shqetësimet serioze të shëndetit dhe sigurisë për qytetarët, dhe jam plotësisht i mbështetur për një kërkesë drejtuar Parlamentit Europian për t’i dhënë fund praktikës.” “Studime të ndryshme tregojnë se duke shkuar kundër ritmit natyrore ka ndikim të dëmshëm në gjumë dhe shëndet”, tha Kelly. “Kur ne prishim ritmet tona natyrore, shumë njerëz të humbasin gjumin, duke ulur imunitetin dhe në disa raste rritet ankthi dhe depresioni” shtoi ai.

Artikulli paraprakRRËFEHET GJYQTARI BOÇI: GRUAJA MË KËRKOI DIVORCIN
Artikulli tjetërME BIDON ME BENZINË NDEZ CIGAREN, DIGJET RËNDË 41-VJEÇARI