Publikimi i skandalit seksual në emisionin “Stop” u bë pikërisht në një ditë dhe orar kur po zhvillohej ceremonia e martesës së vajzës së madhe të kryegjyqtarit të Gjirokastrës, Guximtar Boçi.

Ceremonia nisi rreth orës 16:00 deri rreth orës 20:30, në qytetin e Gjirokastrës. ”Nuk është e vërtetë asgjë. Gjithçka është manipuluar për të më dëmtuar profesionalisht dhe shkatërruar si familje. Deri tani e ka realizuar sepse ime shoqe do të kërkojë divorcin…” Guximtar Boçi, kryetari i Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër, i pezulluar dje nga KLD¬ja, duke treguar në detaje se si njihet me denoncuesen e tij, Rudina I. në emisionin investigativ “Stop”. Boçi, si në prononcimin paraprak të dhënë ditën e transmetimit të audios, thotë se do ta ndjekë deri në fund këtë çështje, duke mohuar në çdo moment se është ai personi pas regjistrimit. “Do të vërtetoj në kohën e duhur, me fakte dhe me prova, gjithçka rreth komplotit që më është shkaktuar me këtë kosto kaq të lartë, siç është deri në shkatërrimin e familjes”, thekson ai, duke konkluduar se gjithçka ka prapavijë politike.

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT, SOT DIT ME DIELL
Artikulli tjetërDY DEPUTETË KUNDËR NDRYSHIMIT TË ORËS