Ish-Drejtori i Rrugëve Dashamir Xhika mbetet në burg deri në përfundim të hetimeve.Ky është vendimi i marrë nga gjyqtarja Idush Maliqi. Seanca për verifikimin e masave të sigutisë për zyrtarët e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika dhe Andi Toma të akuzuar për korrupsion është zhvilluar më debate te ashpra.

Avokatët kanë kërkuar dorëheqjen e gjyqtares së çështjes, e cilas sipas tyre ka paragjykuar procesin duke pranuar kërkesat e prokurorisë për arrestimin e tyre dhe per kontrollin e banesave. Por këto kërkesa u rrëzuan disa orë më vonë nga një tjetër gjyqtar. Seanca u ndoq edhe nga ish-Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto. Është zhvilluar më debate të ashpra seanca e verifikimit të masave të sigurisë për ish-krerët e Autoritetit Rrugor Shqiptar Dashamir Xhika dhe Andi Toma të arrestuar tre ditë më parë të akuzuar për korrupsion. Seanca drejtohej nga gjyqtarja Idush Maliqi, ndërsa organi i akuzës përfaqësohej nga prokurorja Armanda Xhaferri. I pari në seancë e mori fjalën avokati i ish-Drejtorit të Rrugëve Andi Toma, Neshat Fana, i cili kërkoi përjashtimin e gjyqtares. Fana akuzoi gjyqtaren se kishte paragjykuar çështjen, duke pranuar kërkesat e prokurorisë për masën e sigurisë dhe kontrollin e banesave. Neshat Fana: “Ju zoti gjyqtar keni lejuar të kontrollohet banesa e Andi Tomës pa treguar provat materiale apo sendet që kërkohen nga kontrolli, duke lejuar kështu që nga ekzekutuesit e vendit të abuzohet në atë masë sa të ushtrohet terror dhe dhunë mbi fëmijët e mitur dhe gjithë familjen e tij”. Me këtë kerkesë u bashkua edhe avokati i të pandehurit tjetër Rexhep Tarba, i cili pretendoi se kontrolli i ushtruar nga policia kishte terrorizuar familjarët e të pandehurit. Por prokurorja, Armanda Xhaferri, ka pretenduar se gjithçka bëhet për të penguar procesin. Armanda Xhaferri: “Kjo kërkesë e bërë nga avokatët qoftë për përjashtimin tim, qoftë për përjashtimin e gjyqtares Idush Maliqi është një përpjekje dhe arsye që bëhet për të penguar hetimin dhe gjykimin e mëtejshëm të kësaj çështje”. Në këto kushte gjyqtarja e çështjes u tërhoq për të vënë në dijeni kreun e gjykatës, i cili caktoi gjyqtarin Bujar Musta për të shqyrtuar kërkesën e dorëheqjes.

Seanca pati interesimin e familjarëve por edhe të ish-Ministrit të Transporteve, Edmond Haxhinasto, i cili ndoqi seancën. Dashamir Xhika dhe Andi Toma, të dy ish-drejtorë të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, akuzohen për shkelje dhe abuzim me detyrën për tenderin e rrugës Elbasan-Gjinar, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 5.3 miliard lekë. Paratë për këtë rrugë janë tenderuar, por kjo nuk reflektohet në punimet e zhvilluara në terren. Por LSI i ka cilësuar arrestimet e ish-zyrtarëve si sulm politik ndaj ish-zyrtarëve të saj

Artikulli paraprakME MAKINË TË BLINDUAR DHE PISTOLETË NË BREZ, PRANGOSET I RIU
Artikulli tjetërARRESTOHET NË KUFI SHQIPTARI, U KAP ME 54 KG DROGË