Në një formë shumë të mire sportive ka qënë Shkëlzen Gashi duke shënuar dy gola për skuadrën e tij Kolorado Rapid përballë skuadrës Hose Erthkkujks të bashkëatdhetarit të tij.

Jahmir Hyka Në superform Shkëlzen Gashi. Mëngjarashi ka qenë protagonist i madh i ndeshjes. Kolorado Rapids në fitoren në shtëpi me rezultatin 3-0 përballë San Hoze Ërthkuejksin të Jahmir Hykës. Në këtë mënyre ekipi i Gashit ka bërë një kthesë të madhe pas një fillimi mjaft të dobët që i kishte bërë këtij sezoni.

Gashi ishte lideri i Kolorados në ndeshjen e teksa realizoi një dopietë, golat e tij të parë në këtë sezon. Ai shënoi golin e parë në minutën e 29 dhe të tretin në minutën e 56, ndërsa Badji shënoi golin e dytë në të 35-tën. Gashi qëndroi në fushë për 90 minuta të plota, ndërsa Hyka e nisi si titullar por u zëvendësuan në minutën e 72-të.

Artikulli paraprakPARLAMENTI GREK FTOHET NË VOTOJË PAKETËN E MASAVE TË REJA
Artikulli tjetërBE TË REAGOJË NDAJ DEKLARATAVE TË SHQIPTARËVE TË KOSOVËS