Dj Pm dhe Dagz janë eleminuar të premten. Publiku vendosi që dyshja të largohen nga shtëpia më e famshme e momentit, njofton nzoom.biz.

Por, produksioni kishte vendosur të hap një televotim i cili zgjati vetëm 30 minuta e si rezultat ai që u rikthye përsëri në garë ishte Arbri. Në anën tjetër, Pajtimi sot mori rrugë drejt Tiranës për të qenë i pranishëm në spektaklin e radhës e këtë herë si shikues. Do kishit pasur dëshirë që edhe ai të kthehet?

Burimet e emisionit n’ZOOM kanë bërë të ditur që ekziston mundësia që ‘Vëllau i Madh’ ta fus DJ PM brenda ‘Big Brother Vip’. Mbetet të shihet se çka do të ndodhë sonte. Para se të dilte nga shtëpia e “Big Brother VIP” të premten, PM na dhuroi të gjithve emocione dhe të qeshura me takimin që realizoi me babain e Sarah. Si babai i blogeres, ashtu edhe Pajtimi u treguan shumë të gatshëm për tu takuar, teksa DJ i dhuroi edhe një shishe verë “vjehrrit”

shkoder.info

Artikulli paraprakFISHKEZJARRE, FESTE DHE SHUME NJEREZ, ZBULOHET PLANI NE NATEN E NDERRIMIT TE VITEVE
Artikulli tjetërNESER SHKODRA 6 ORE PA DRITA, JA NE CILAT ZONA SHKEPUTET ENERGJIA ELEKTRIKE