Partia Demokratike e Shkodrës ka zhvilluar një takim me të rinjtë e Forumit Rinor të PD duke i bërë thirrje që me 16 shkurt të jenë të gjithë në protestë për të larguar qeverinë e krimit dhe drogës. Një thirrje të tillë e bëri deputeti i PD Bardh Spahia para të rinjve.

Kryetari i PD Shkodër Xhevdet Amuli tha se është e pabesueshme që sot pas 28 viteve të rinjtë dhe demokratët do jenë sërish në rrugë kundër bijve të atyre që shkatërruan Shqipërinë.

Thirrja për të marrë pjesë në protestën e 16 shkurtit është jo vetëm për qytetarët por kryesisht edhe për të rinjtë në mënyrë që të kenë sipas PD një të ardhme të sigurtë.

Artikulli paraprakSHKODËR, KËTË FUNDJAVË KOMEDIA “AH GRUAJA IME”
Artikulli tjetërMESAZHI I BASHES: NESËR POPULLI NGRIHET TË MARRE NË DORË FATET E TIJ, REAGON RAMA