Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka përcjellë një mesazh drejtuar popullit një ditë para protestës.

Basha thotë se nesër populli ngrihet të marre në dorë fatet e tij dhe se përgjegjësia për cdo pengesë që i bëhet të drejtës së shqiptarëve për të protestuar kundër pushtetit të vjedhur me votat e krimit do bjerë e gjitha mbi këtë qeveri.

“Shqiptarët do të vijnë të bashkuar dhe të vendosur nesër në Tiranë! 16 shkurti është dita kur një popull që është vjedhur, është tradhëtuar, është poshtëruar nga një klikë që e varfëron përditë, ngrihet të marre në dorë fatet e tij si cdo popull Europian.

Në Europë ku duam të shkojmë, kur qeveria kapet duke vjedhur, ndëshkohet qeveria, IKIN HAJDUTET NË BURG! Nuk VUAN populli!

Përgjegjësia për cdo pengesë që i bëhet të drejtës së shqiptarëve për të protestuar kundër pushtetit të vjedhur me votat e krimit do bjerë e gjitha mbi këtë qeveri hajdute dhe kryehajdutin e saj! Sovrani në Republikën e Shqipërisë është populli shqiptar!”

Ndërsa Rama në një postim në twitter iu përgjigj Bashës, se takimi në Vlorë nuk është miting, por dialog me qytetarët.

“Na qenkan shqetësuar andej nga Mavroboja për takimin e Vlorës nesër. Presion i madh për t’i sjellë njerëzit në miting thonë. S’është miting o mavri me bojë po dialogu qytetar #BashkiaQëDuam prandaj mos na bëni reklamë aman të keqen, se i thonë Vlorë dhe s’kemi ku ulim njerëzit”

Artikulli paraprakSHKODËR, PD TAKON TË RINJTË E FRPD PËR PROTESTËN
Artikulli tjetërGRABITEN 7 MILIONË LEKË NË NJË BANESË