Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Angli, ku një i ri ka vrarë të vëllanë e vogël pas një zënke për qenin.

Mediat e huaja bëjnë me dije se William Campbell, 26 vjeç ka goditur për vdekje vëllanë Samuel, 24 vjeç.

Ndërkohë 26 vjeçari para autoriteteve ka thënë se ka goditur vallanë e tij me thikë nga inati.

“E godita me thikë nga inati”.- është shprehur ai.

Fqinjët dëgjuan se Campbell sulmoi vëllanë tij pasi ata u grindën sepse Samuel i kishte bërtitur qenit.

Campbell po mbahet në paraburgim dhe do të dënohet më 5 janar.

Artikulli paraprakEURO PREK NIVELIN MË TË ULËT NGA DHJETORI I VITIT 2007
Artikulli tjetërBURRI MË I GJATË NË BOTË SHKON NË RUSI PËR TË GJETUR GRUA: TË MË LINDË NJË DJALË DHE NJË VAJZË