Një i ri ka humbur jetën në fshatin Divlakë të Lipjanit. Viktima, i cili thuhet se ishte diku rreth 17 vjeç, ishte dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, ku edhe mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij.

Sipas mjekut kujdestar, viktimës nuk i është vërejtur ndonjë shenjë dhune dhe se për të konfirmuar se si ka ardhur deri te vdekja është duke u marrë Instituti i Mjekësisë Ligjore.

“Sipas familjarëve i ndjeri ka qenë te dajtë, duke i ndihmuar me disa punë dhe në momentin që është ulur të pushojë, i është keqësuar gjendja dhe është alivanosur. Rreth orës 14:40 viktima është sjellë pa shenja jete në qendrën tonë. Shkaku nuk dihet por dyshohet të ketë qenë ndonjë arrest kardiak apo edhe goditje në tru por konstatim merret Instituti i Mjekësisë Ligjore”,

Artikulli paraprakKIEVI: JA SA RUSË JANË VRARË QË NGA FILLIMI I LUFTËS
Artikulli tjetërNDËRRON JETË REPERI I NJOHUR 24-VJEÇAR